Shpërthimi në Liban, çfarë është nitrati i amonit dhe pse është aq i rrezikshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas deklaratave të kryeministrit libanez, shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e 2 700 tonëve të nitratit të amonit që ndodheshe i magazinuar në port që në vitin 2013.

Nëse shpërthimi ka ndodhur nga nitati i amonit, le të shohim se çfarë është ky material kimik. Formula e tij është NH4NO3, dhe njihet si nitrati i amonit.  Është një material kristalin me ngjyrë të bardh dhe i tretshëm. Nitrati i amonit është një produkt kimik industrial q[ përdoret zakonisht në agronomi, si një fertilizant me përmbajtje të lartë azoti, konsiderohet si një nga azotët më të mirë për pemët. Është një nga azotët më të përdorur duke qenë se është edhe më i lirë për t’u prodhuar.

Por, gjithashtu është edhe një nga komponentët më kryesor që përdoret për shpërthimet në miniera dhe për hapjen e tuneleve për ndërtimin e rrugëve, duke qenë kështu një nga eksplozivët më të mirë industrial.

Në përgjithësi nitrati i amonit nuk konsiderohet si i material shumë i rrezikshëm, por magazinimi në kushte të këqija dhe në sasi të mëdha, mund të jetë vdekjeprurës si në rastin e shpërthimit të djeshëm në Bejrut, ku deri më tani ka vrarë mbi 100 persona dhe ka plagosur mbi 4 mijë të tjerë.

Share This Article