Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas shpërthimit tragjik në Liban që shkaktoi dhjetëra viktima e mijëra të plagosur.
Përmes një postimi në rrjete sociale Presidenti shkruan:
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit”, thotë ai.
Nga shpërthimi janë raportuar deri më tani 50 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur.
Një depo që dyshohet se strehonte lëndë plasëse mori zjarr dhe më pas shpërtheu duke lëshuar një valë goditëse që shkatërroi qindra ndërtesa.
Nëpër rrugë ka pllakosur kaosi dhe shkatërrimet e shumta dhe pallate të tëra janë dëmtuar nga shpërthimi.