Shpëtim Idrizi akuzon Ramën se kërkon ta heqë Çamërinë nga librat e historisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, akuzoi të dielën kryeministrin Rama se ka ndjekur një politikë anti-shqiptare në raport me Greqinë.

Idrizi tha se “Rama kërkon ta heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë sepse kështu ia kërkon pala greke”.

Ai shtoi se kryeministri “kërkon që ta barazojë Çamërinë me termin Vorio-Epir” gjë që sipas tij synon “të këpusë njërin krah të identitetit kombëtar shqiptar”.

Këto deklarata kreu i PDIU-së i bëri gjatë një takimi me anëtarët e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU-së në Fier.

“Si është e mundur që Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale pas 87 vjetësh, ndërsa kryeministri jo vetëm nuk e kundërshton, por bën avokatinë e Greqisë” tha më tej Idrizi duke dënuar heshtjen e Ramës mbi Çështjen Çame dhe ligjin e luftës.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, do të kandidojë në një listë të përbashkët me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Share This Article