Shpëtimi dramatik me helikopter i një parashutisti që kishte mbetur i varur-nga kanioni i Utah, SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një operacion dramatik shpëtimi u zhvillua në kanionet shkëmbore të Moab, Utah, pasi një “parashutist” mbeti i varur qindra metra mbi tokë, i ngjitur pas një faqeje të thepisur shkëmbi.

Sipas mediave, ai u përplas me murin e kanionit dhe mbeti i ngatërruar në parashutën shumëngjyrëshe, ndërsa erërat e forta e përplasnin vazhdimisht në shkëmb.

Shpëtimtarët nisën një operacion të rrezikshëm me helikopter, i cili u filmua i gjithi nga afër.

Pas më shumë se dy orësh përpjekjesh për t’i afruar ekipet e kërkim-shpëtimit, një shpëtimtar u ul drejt “sportistit” të bllokuar.

Ai arriti ta siguronte përmes pajisjeve speciale dhe t’i jepte ndihmën e parë.

Rreth orës 16:00, një helikopter realizoi ngritjen e suksesshme, duke e transportuar atë në një zonë uljeje.

Ai më pas u dërgua në spital në gjendje stabile, ndërsa autoritetet vlerësuan reagimin e shpejtë të ekipeve të përfshira. /Telegrafi/

Share This Article