• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Shpëtimtarët e regjisorit Roman Polanski

Shpëtimtarët e regjisorit Roman Polanski

by albnews
18 October, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Kush fshihte hebrenjtë gjatë sundimit nazist, rrezikonte jetën. Mijëra vetë megjithatë i hynë këtij rreziku. Për një person shumë të njohur pati së fundmi një vlerësim të vonuar të shpëtimtarëve të tij.

Për të ngrënë kishte gati gjithmonë patate me kripë, nganjëherë qumësht, në verë herë pas here kërpudha apo boronica. Familja Buchala me tre fëmijë ishte një familje e varfër dhe e thjeshtë që banonte në një shtëpi të vogël, 40 kilometra larg qytetit polak, Krakov. E megjithatë çifti Buchala vendosi, që aq pak sa kishte ta ndante me një djalë hebre, babai i të cilit kishte arritur ta nxirrte në mars të vitit 1943 nga getoja e Krakovit, pasi e kishte prerë gardhin me gjemba me një darë. 9-vjeçari kaloi me radhë në disa familje të ndryshme, deri sa gjeti familjen Buchala. Më vonë ai rrëfen, se „mirësia” që i ofronte Stefania Buchala, nëna e familjes, ishte e habitshme. Çifti rrezikoi jetën, sepse në Poloni  në rast të mbajtjes së hebrenjve të priste dënimi me vdekje. Fëmijët e Stefanias mendonin, se „Romek” ishte vëllai i tyre. Shumë më vonë u bë e njohur, se nga djali i vogël hebre, një ditë u bë i famshmi, regjisori Roman Polanski.

Dy herë pas lufte, Polanski shkoi në fshatin Wysoka, për të kërkuar gjurmët e shpëtimtarëve të tij. Në një autobiografi të mëvonshme ai ka shkruar, se duke parë shtëpinë, nuk e përfytyronte dot më, se si është e mundur, që të jetonin gjashtë vetë në një hapësirë të tillë. Polanski kujton se e përditshmja e Buchalas ishte „një luftë për mbijetesë”.

Polen Gleiwitz | Ehrung Familie Buchała | Roman Polanski (Sebastian Przybylski/krkfilm/Calisianin )

Romek, “xhaxhai” nga Amerika

Atë që nuk arriti ta bëjë dot Polanski me vite, e realizuan dy regjisorë të rinj, Mateusz Kudła dhe Anna Kokoszka-Romer. Paralelisht me xhirimin e filmit për përvojën e luftës së Polanskit dhe shokut të tij, fotografit të njohur, Ryszard Horowitz, ata filluan të kërkojnë gjurmët e të afërmve të familjes Buchala dhe e gjetën Stanislav Buchalan, nipin e Stefanias dhe Jani Buchalas. Stanislav Buchala as që e dinte, se gjyshërit e tij kishin fshehur Polanskin dhe i kishin shpëtuar jetën. Babai i tij, Ludviku deri në vdekjen e tij në vitin 1999 kishte qenë i bindur, se „Romek” kishte qenë vëllai i tij. Me sa duket prindërit e kishin paraqitur gjendjen të tillë, që të mos rrezikonin familjen. Kurse Stanislav kishte besuar me vite, se kishte në Amerikë një xhaxha me emrin Romek. Nëse do ta kishte lexuar librin e Polanskit, ndoshta mund të kishte kuptuar, se shpëtimtarët e përshkruar aty ishin gjyshërit e tij.

Por vetëm një takim me Polanskin, i siguroi regjisorët, se kërkimi i tyre kishte qenë i suksesshëm. “Kur Stanislav Buchala i tregoi foton e gjyshes, Polanski tha i prekur: Po, ajo është. Ajo më ka shpëtuar jetën”, rrëfen producentja e filmit, Anna Kokoszka-Romer, në bisedë me Deutsche Wellen. Udhëtimi i përbashkët në fshat ishte si për Roman Polanskin edhe për Stanislav Buchalan një moment prekës. „Polanski i rrëfeu Buchalas gjithçka për gjyshërit e tij: ku ka qenë shtëpia, me se merrej gjyshi, ku rriteshin mollët dhe kumbullat. Polanski e shoqëroi atë tek rrënjët e tij”, thotë Kokoszka-Romer.

Polen Wysoka | Familie Buchała (Stanisław Buchała, Privatarchiv)
Familja Buchala, Polanski nuk është në këtë foto

Një nderim i vonuar

Pas këtij takimi, Polanski iu drejtua Yad Vashemit, muzeut përkujtimor në Jeruzalem që kujton dhe dokumenton shfarosjen e hebrenjve nga nacionalsocialistët. Regjisori aplikoi për nderimin e Stefanias Buchalas. Polanski shkroi: „Ajo më ofroi strehë dhe rrezikoi jetën e saj dhe të familjes. Ajo ishte një grua e ndjeshme, e butë, që punonte shumë.”

75 vite pas Luftës së Dytë Botërore, nipi i Stefanias, Stanislavi e mori medaljen “I drejtë mes popujve” për gjyshen e tij. „Kjo është shprehje e humanizmit më të madh nga ana e gjyshërve të mi”, tha Buchala. „Që Polanski e kujton këtë, do të thotë që ai ka kaluar mirë, që ka marrë kujtime të mira.” Polanski ishte po ashtu i pranishëm në ceremoninë e dhënies së medaljes në Glivicë. Aty ai rrëfeu, se si kishte qenë dy herë pas luftës në vendin ku e kishte shpëtuar familja Buchala.

Polen Gliwice | Familie Buchała | Roman Polanski (Andrzej Grygiel/PAP/picture-alliance)
Roman Polanski

„Kush shpëton një jetë njeriu, shpëton botën mbarë”

Kjo familje tani qëndron në një radhë me më shumë se 27.000 të tjerë „Të drejtë mes popujve” në të gjithë botën. Fakti që 7000 prej tyre, pra gati një e treta janë polakë është një shifër imponuese, dhe e kuptueshme, thotë Barbara Engelking, themeluese e Qendrës për Studimin e Holokaustit në Akademinë Polake të Shkencave. Në bisedë me Deutsche Wellen, ajo kujton, se deri në fillimin e Holokaustit, shumica (rreth 3 milionë) e hebrenjve të vrarë jetonin në Poloni. „Do të ishte e çuditshme, nëse në një vend ku kishte kaq shumë hebrenj dhe ku ishte epiqendra e Holokaustit të mos kishte edhe shumë persona që kanë ndihmuar.”

Sipas studiueses nuk është e lehtë të tipologjizosh motivet e shpëtimtarëve. Për disa ishte thjesht mundësia për të fituar para, gjë që në shumë raste çoi në shfrytëzimin e hebrenjve. „Por ka pasur edhe motive të tjera, si solidariteti dhe miqësia.” Në Varshavë për shembull polakët dhe hebrenjtë para luftës jetonin shumë të lidhur me njëri-tjetrin, kishin miqësi që e mbijetuan edhe kohën e luftës. Me nderimin „Të drejtë mes popujve” kujtohen personat johebrenj dhe organizatat që iu kundërvunë regjimit nazist për të shpëtuar hebrenjtë. Emrat e tyre dhe origjina janë shënuar në Yad Vashem në pllaka përkujtimore. Në medaljen e meritës që ka marrë Stanislav Buchala shkruhet: „kush shpëton një jetë njeriu, shpëton botën mbarë.”

Previous Post

Ambasadori gjerman në Kosovë: Nuk ka alternativë tjetër pos dialogut

Next Post

SHBA, ish-ministri meksikan i Mbrojtjes akuzohet për “ndihmë në trafik droge”

albnews

albnews

Related Posts

Evropa bashkohet në Londër kundër lojërave të Rusisë: S’mund të ketë bisedime nën zjarr
Bota

Evropa bashkohet në Londër kundër lojërave të Rusisë: S’mund të ketë bisedime nën zjarr

12 May, 2025
SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore
Bota

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

12 May, 2025
Britania dhe India nënshkruajnë marrëveshje tregtare – Pakti synon uljen e tarifave për uiskin, produktet mjekësore dhe kozmetike
Bota

Britania dhe India nënshkruajnë marrëveshje tregtare – Pakti synon uljen e tarifave për uiskin, produktet mjekësore dhe kozmetike

11 May, 2025
Next Post
SHBA, ish-ministri meksikan i Mbrojtjes akuzohet për “ndihmë në trafik droge”

SHBA, ish-ministri meksikan i Mbrojtjes akuzohet për "ndihmë në trafik droge"

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12 May, 2025
Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë kandidatët më të votuar nga PS dhe PD

Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë kandidatët më të votuar nga PS dhe PD

12 May, 2025
Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier

12 May, 2025
SPAK publikon të dhënat për krimet zgjedhore për 11 majin

SPAK publikon të dhënat për krimet zgjedhore për 11 majin

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4677 shares
    Share 1871 Tweet 1169
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2384 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1859 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM