Shpëtojnë 40-vjeçaren, mbeti e ngujuar plot një javë nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pikërisht një javë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë, ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë nga rrënojat një grua 40-vjeçe.

Sibel Kaya është shpëtuar në juglindje të rajonit Gaziantep, 170 orë pas tërmeteve shkatërruese që nuk lanë pothuajse as edhe një objekt pa e dëmtuar në këtë rajon të Turqisë.

Ajo u nxor nga rrënojat e ndërtesës së shembur pesëkatëshe, e cila ishte bërë pothuajse “rrafsh me tokë”.

Shpëtimtarët në Kahramanmaras kishin vënë kontakte me tre të mbijetuar tjerë raporton CNN, kurse besohet se bëhet fjalë për një nënë, vajzën dhe foshnjën e saj.

Në anën tjetër, ekspertët kanë paralajmëruar se gjasat për të gjetur të mbijetuar tjerë janë duke u zvogëluar, pasi janë bërë një javë nga tërmeti shkatërrues.

Share This Article