Shpëton Abazoviç, gjen gjuhën e përbashkët me Gjukanoviç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zgjidhet kriza politike në Malin e Zi. Presidenti Milo Gjukanoviç dhe kryeministri Dritan Abazoviç gjetën një gjuhë të përbashkët për mosmarrëveshjet në një takim konsultues në Podgoricë duke shmangur rrëzimin e qeverisë.

Ata adresuan shqetësimet për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, për të cilën vendosën të kërkonin mendimin e ekspertëve ligjorë dhe shkencorë përpara miratimit dhe vendosjes së saj në zbatim.

“Bashkërisht u vlerësua se është në interes të Malit të Zi dhe të ardhmes europiane ruajtja e stabilitetit politik dhe përmirësimi i funksionalitetit të institucioneve të sistemit, në mënyrë që vendi kandidat për anëtarësim në BE, në një kohë sa më të shkurtër të përmbushë detyrimet që dalin nga agjenda europiane”, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Malit të Zi.

Kjo nënkupton që deputetët e partisë së Gjukanoviç, në opozitë, do të vazhdojnë ta mbështesin qeverinë e Abazoviç me votë në parlament, por pa marrë pjesë në të.

Share This Article