ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme 19 minutes ago
Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin 22 minutes ago
Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit 25 minutes ago
Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos 26 minutes ago
Negociatat për paqe-Erdogan: Putin dhe Zelensky nuk janë ende gati për t’u takuar mes tyre 32 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Shpikjet teknologjike të Ramës që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë

albnews by albnews
2 September, 2025
in Albania
0
Shpikjet teknologjike të Ramës që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përdorimi i dronëve për të mbjellë pemë në zonat e prekura nga zjarret e verës është një premtim i ri i kryeministrit Edi Rama për përdorimin e teknologjive të reja me rezultate habitëse. Ky gjithsesi nuk është premtimi i parë, ndërsa deklarata të ngjashme në të shkuarën duket se nuk kanë sjellë rezultatin e pritshëm.

Shtatë vite më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë do të bëhej pararojë e botës përmes krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat, duke premtuar mes të tjerash vende pune me paga të larta, biznese të reja dhe forma të reja financimi.

RelatedPosts

U raportua si i zhdukur, gjendet i vdekur në Spanjë, Miklovan Danaj

Në kërkim nga Gjermania/ Serbi arrestohet në Morinë, po tentonte të hynte në Shqipëri

Ndryshimet klimatike do ulin deri në 20% rendimentin e ullirit e rrushit, pasoja dhe në blegtori

“Mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare me një inovacion është e hapur për të gjitha vendet pavarësisht sa të zhvilluara janë,” deklaroi Rama.

Me të vërtetë, Shqipëria e miratoi një kuadër ligjor në vitin 2020, ndërsa sot, në shtator 2025, asnjë aktivitet ekonomik nuk është licencuar në këtë drejtim.

Relacioni i qeverisë për projektligjin që u miratua mbi “tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, lavdëron kriptomonedhat si një teknologji që “ka mundësuar për herë të parë në histori kryerjen e transaksioneve ekonomike të sigurta ndërmjet dy palëve në distancë, pa përfshirjen e ndërmjetësuesve ose palëve të treta”, dhe se “një mjedis i mirërregulluar i emetimit, ofrimit dhe tregtimit të aktiveve virtuale mund të sjellë përfitime thelbësore si për ekonominë e vendit”.

Ekspertët e qeverisë flisnin në këtë kohë për përdorimin e regjistrave të shpërndarë për të zgjidhur probleme të tilla kyçe, si regjistrimi i pronave.

Kriptomonedhat nuk ishin teknologjia e vetme për të cilën kryeministri shqiptar foli me entuziazëm si mjete që do të sillnin ndryshim rrënjësor për vendin dhe që, dukshëm, deri më sot nuk janë materializuar.

Në vitin 2021, pasi prokuroi marrjen me qira të dy minisatelitëve që mbanin emrat pompozë “Albania 1” dhe “Albania 2”, me kosto 6 milionë euro, Rama deklaroi se këto instrumente do t’i jepnin vendit disa zgjidhje të rëndësishme në menaxhimin e territorit, luftën kundër informalitetit e të tjera.

“Do të kemi një inspektor në qiell,” deklaroi ai në një rast.

“Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi territorin e saj, do ketë dhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër nga aspekti i administrimit të territorit të vet,” deklaroi ai në tetor 2021.

Dy vjet më vonë u mësua se, në fakt, një dyzinë me ndërtues kanë bërë kate të tëra shtesë apo kanë shtuar volumin e objekteve për të cilat patën marrë leje ndërtimi, pa u dalluar nga sytë e inspektorëve në tokë dhe, duke i shpëtuar edhe syrit vigjilent të dronëve apo të satelitëve.

Përdorimi i risive teknologjike për të gjetur zgjidhje për problemet madhore të vendit vijoi me euforinë e shkaktuar nga Inteligjenca Artificiale. Në nëntor të vitit të kaluar, ai deklaroi se ka në plan të përdorë fuqinë e Inteligjencës Artificiale për një punë me rëndësi kyçe, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përmes përkthimit të ligjeve dhe rregulloreve evropiane në gjuhën shqipe me këtë makineri. Më tutje, Rama premtoi përdorimin e Inteligjencës rtificiale për të luftuar korrupsionin në prokurimet publike dhe për zgjidhjen e konflikteve të shkaktuara nga defektet në regjistrat e pronave të patundme. Megjithëse propozimi për përdorimin e IA-së në prokurimet publike erdhi që prillin e vitit të kaluar, ende nuk ka kurrfarë inteligjence të përdorur për asgjë.

Mbetet për t’u parë në vitet në vijim se si do të funksionojë në praktikë përdorimi i dronëve për të mbjellë pemë në territoret e djegura nga zjarri, një premtim i dhënë nga Rama pak ditë më parë në ceremoninë e dekorimit të një numri zjarrfikësish që luftuan zjarret. Sipas Ramës, vendi ynë do të synojë “futjen në përdorim gjerësisht të dronëve për mbjelljet e reja në sipërfaqet e djegura”. Ai nuk shpjegoi se nëse qeveria kishte bërë një analizë për të konkluduar se dronët do të zgjidhnin problemin e mbjelljeve të pyjeve, dhe jo, fjala vjen, metoda më tradicionale e mbjelljes me lopata e ekskavatorë./BIRN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme

Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme

2 September, 2025
Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin

Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin

2 September, 2025
Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit

Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit

2 September, 2025
Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

2 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result