Shpresa olimpike britanike humb “Tokio 2020” shkaku i Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shpresa olimpike britanike Amber Hill nuk do të mund të garojë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19, raporton BBC.

Hill është numër një në renditjen botërore në qitje. Ajo kishte përfunduar e gjashtë në Lojërat Olimpike në Rio në vitin 2016, por kishte shpresa të mëdha të fitonte së paku një medalje në Tokio.

Hill ka thënë se është e shkatërruar nga lajmi, që erdhi para se të nisej për në Japoni.

Ajo ishte paraparë të merrte pjesë në garën kualifikuese të dielën, ndërsa gara finale do të mbahet të hënën.

Komiteti Olimpik i Britanisë ka konfirmuar testin pozitiv të Hillit dhe ka thënë se nuk do të ketë zëvendësim për 23-vjeçarën.

“Nuk ka fjalë ta përshkruaj si ndjehem tash”, tha Hill.

Share This Article