Shpresat e Anglisë mposhtin Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka pësuar humbje shumë të thellë të premten mbrëma në “Fadil Vokrri”. Kosova U-21 humbi nga Anglia me rezultatin 6:0. Është kjo humbja më e thellë e Shpresave të Kosovës deri më tani.

Selektori Rafet Prekazi nuk ka mundur të llogaris në shumë lojtarë bartës, për shkak të kufizimeve në udhëtim. Dhe ekipi që formoi as për së afërmi nuk ka rivalizuar Anglinë në pjesën e dytë të takimit. Pjesa e parë përfundoi 0:0, ndërsa në të dytën anglezët e rinj shënuan gjashtë gola.

Te Anglia kanë luajtur edhe lojtarë të vlerësuar shumë lartë në Premier League. Eddie Nketiah i Arsenalit shënoi “hat-trick”. Nga një gol e shënuan Reiss Nelson, Ryan Sessegnon e Jude Bellingham.

Share This Article