Shqetësim në kofshë, mediat italiane zbulojnë dëmtimin e Gjimshitit, Sylvinho “kryqëzon” gishtat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Atalanta mori një fitore më shumë peshë në transfertë përballë Sporting Lisbona, një sukses që i jep kreun e Grupit D, 6 pikë të plota pas 2 ndeshjeve në Europa League, por festa nuk ishte e plotë pasi Gasperini humbi shërbimet e Berat Gjimshitit. “Diga” kuqezi doli nga fusha në minutën e 54-të, ndërsa mediat italiane flasin për një shqetësim muskulor në kofshën e djathtë.

1

Nuk është ende e qartë nëse kemi të bëjmë me një tërheqje apo thjesht një kontraktim, në rastin e parë është e pamundur që Gjimshiti të jetë në dispozicion për sfidën kundër Republikës Çeke. Në Itali, mediat shkruajnë se qendërmbrojtësi kuqezi pritet të humbas sfidën e kësaj fundjave kundër Lazio-s në transfertë, ndërsa mund të shfrytëzojë pauzën që sjellin kombëtaret për t’u rikuperuar plotësisht.

2

Gjimshiti po kalonte një moment fantastik, ndërsa me të në formacion në katër sfidat e fundit Atalanta nuk kishte pësuar asnjë gol.

Share This Article