Shqetësime në Barcelonë, tifozët nuk po kthehen në Camp Nou

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tifozët anëtarë të ekipit kanë kërkuar vetëm 31 213 bileta për ndeshjen kundër Bayern Munich.

Situata financiare e Barcelonës është shqetësuese, por tani udhëheqësit e Barcelonës janë duke u shqetësuar edhe më shumë, pasi që tifozët e tyre nuk po shprehin interesim që të kthehen në stadium, për të parë ndeshjet e tyre.

Disa detale janë shfaqur të premten, ku nga 40 000 bileta sa ishin në dispozicion për tifozët vendas, vetëm 31 213 bileta janë kërkuar nga tifozët e Barcelonës për ndeshjen kundër Bayern Munichut.

Çfarë është alarmuese për gjigantët katalunas, që kjo nuk është vetëm një ndeshje grupi, por një ndeshje me njërin prej klubeve më të mëdha në Europë.

Kjo nuk është ndeshja e vetme ku tifozët nuk shprehën interesim, pasi që edhe në ndeshjen e mëparshme kundër Getafes biletat e caktuara nuk u shitën.

Nga 20 000 ulëse sa ishin caktuar për ndeshjen në La Liga, vetëm 19136 bileta ishin shitur dhe kjo duket se do të vazhdojë edhe gjatë këtij sezoni.

Këtë të dhëna do ta bëjnë që bordi i Barcelonës të mendojë shumë se cili është problemi i tyre thelbësore me tifozët e klubit?

A është kjo një rënie e interesimit për ta shikuar Barcelonën për shkak të lëndimit të Lionel Messi kur ishte në skuadër, apo ata nuk kanë besim që skuadra e tyre do ta mposht Bayern Munichun?

Share This Article