Udhëheqësit evropianë do të mblidhen javën e ardhshme për një samit urgjent mbi luftën në Ukrainë, në përgjigje të shqetësimeve se SHBA po ecën përpara me Rusinë në bisedimet e paqes, që po lënë jashtë kontinentin e vjetër. Kryeminstri Britanik Starmer, i cili pritet të marrë pjesë në samitin në Paris, tha se Evropa duhet të marrë një rol më të madh në NATO.
Kjo vjen pasi i dërguari i posaçëm i Donald Trump në Ukrainë, tha se liderët evropianë do të konsultohen, por nuk do të marrin pjesë në asnjë bisedë midis SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës.
Figura të larta të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, do të takohen me negociatorët rusë në Arabinë Saudite në ditët në vijim.
Zyrtarët amerikanë thanë se Ukraina ishte gjithashtu e ftuar – megjithëse Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij nuk ka marrë një ftesë të tillë.