Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 raste të reja pozitive me Covid-19, 11 prej të cilave vetëm në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës dhe 6 të shëruar.
Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19.
Deri më sot pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin kanë rezultuar 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19,.
Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në Shqipëri janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.