Shqipëri, 15 raste të reja brenda 24 orëve me Covid-19

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, konfirmohen 15 raste të reja në 24 orët e fundit. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë.

Të shëruar – 16 pacientë në 24 orët e fundit. Nga rastet totale, rreth 79% janë të shëruar.

Raste aktive – Aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Në spital – Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. 

Testimet – Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)

Testime totale                         13621

Testime molekulare                 12555

Testime serologjike                   1066

Raste pozitive                             964

Raste të shëruara                        758

Raste Aktive                                175

Humbje jete                                  31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            57

Durrës           44

Krujë             33

Shkodër        15

Kamëz          10

Berat             10

Fier                 3

Elbasan           1

Mirditë           1

Korçë             1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Share This Article