Shqipëri, 151 të prekur dhe 1 pacient i vdekur gjatë 24 orëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pacient ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Lajmin e përcjell në përditësimin e fundit Ministria e Shëndetësië, e cila saktëson se janë kryer 852 testime, nga të cilët 151 kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Ndërkohë në të dyja spitalet Covid në Tiranë, janë të shtruar aktualisht 192 persona, mes të cilëve 19 në terapi intensive dhe 5 në gjendje të rëndë (të intubuar).

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)
Testime totale   70410
Raste pozitive  10704
Raste të shëruara 6284
Raste Aktive  4098
Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2148
Durrës  483
Shkodër  334
Lezhë 232
Elbasan  184
Korçë 158
Fier 146
Vlorë  138
Kukës 130
Berat 77
Gjirokastër  37
Dibër 31

Share This Article