Shqipëri, 2 të vdekur dhe 801 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5,166 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 801 qytetarë, kurse  dy persona kanë vdekur

Në 24 orët e fundit 351 të prekur me COVID-19 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 436. Janë 7,049 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 33-vjeç, një qytetar nga Vlora 73-vjeç.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 212.021 raste pozitive, 201.748 persona janë shëruar, 7,049 janë raste aktive, ndërsa betejën me koronavirus e kanë humbur 3,224 pacientë.

Share This Article