Shqipëri, 20 të vdekur e 916 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit në Shqipëri betejën me COVID-19 e kanë humbur 20 pacientë dhe numri i jetëve të humbura nga Covid-19 shkon në 1756.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 916 raste të reja pozitive nga 3689 testime të kryera.

Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antiv-covid.

Share This Article