Shqipëri, 36 raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se nga 359 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, pozitiv kanë rezultuar 36 raste të reja me koronavirus, 27 vetëm në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë. 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kjo është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja në Shqipëri dhe sipas tyre kjo ndodhë për shkak të grumbullimeve masive dhe mosrespektimi i masave mbrojtëse.

Gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë  janë shëruar, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga Covid-19 që nga fillimi epidemisë. Shqipëria ka 305 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18.500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste.

Share This Article