168 raste të reja dhe 4 viktima.
Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Sa i përket të shëruarve, gjatë 24 orëve të fundit, 94 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e 168 rasteve të reja
65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.
Të shtruar në spitalet Covid
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
4 viktima gjatë 24 orëve të fundit
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova .
COVID-19 – Statistika (11 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 168
Të shëruar ne 24 orë 94
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 943
Testime totale 98646
Raste pozitive 15399
Raste të shëruara 9500
Raste Aktive 5479
Humbje jete 420
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2854
Durrës 576
Shkodër 410
Korçë 289
Lezhë 272
Elbasan 218
Fier 244
Vlorë 196
Kukës 150
Berat 135
Dibër 78
Gjirokastër 57