Bilanci i ditës së sotme nga Covid-19 ka qenë i zi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 495 raste të reja, ndërkohë që kanë humbur jetën 8 pacientë.
Aktualisht në tre spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, ku 9 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1927 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 495 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
253 raste në Tiranë,
28 raste në Fier,
22 raste në Elbasan dhe Mirditë,
20 raste në Lezhë,
16 raste në Korçë dhe Lushnje,
13 raste në Shkodër dhe Kavajë,
12 raste në Durrës,
11 raste në Gjirokastër,
10 raste në Vlorë dhe Tropojë,
9 raste në Librazhd,
7 raste në Krujë,
5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll,
3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë,
2 raste në Bulqizë,
1 rast në Peqin, Pogradec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i viktimave në total ka arritur kështu në shifrën e 557 jetë të humbura që prej nisja e pandemisë.