Shqipëri, 5 të vdekur dhe 531 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Nga 2.948 testime të kryer, 531 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1.333 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 254.315 që nga fillimi i pandemisë.

Janë 9.829 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Share This Article