Shqipëri, 538 raste të reja me Covid-19 dhe 8 të vdekur në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 538 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, si dhe 8 persona kanë humbur jetën.

Kështu, numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 52.542 persona, prej të cilëve 23.637 janë raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë njofton se megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhi të moshave 58-85 vjeç.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë.

Share This Article