Pas shumë ditësh numri i rasteve të reja brenda 24 orëve në vend është ulur. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 661 raste të reja nga 2108 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit 13 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin. Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë. Sipas ministrisë, gjatë gjithë javës që lamë pas, numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Përditësimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë: 2108 testime, 505 të shëruar, 661 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2108 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 661 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Përmet, 8 në Peqin, nga 7 raste në Devoll, Kukës, Tepelenë, Dibër, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, Librazhd, Krujë, 2 në Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë gjithë javës që lamë pas, numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, si dhe bizneseve të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim.
COVID-19 – Statistika (14 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 661
Të shëruar ne 24 orë 505
Të shtruar në spitale 433
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2.108
Testime totale 223.784
Raste pozitive 49.191
Raste të shëruara 25.325
Raste Aktive 22.850
Humbje jete 1016
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12187
Fier 1774
Durrës 1408
Shkodër 1154
Vlorë 1138
Korçë 1136
Elbasan 965
Berat 882
Lezhë 847
Gjirokastër 561
Kukës 460
Dibër 338