Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 251 qytetarë.
Sipas ministrisë kanë rezultuar pozitivë: 113 qytetarë në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnjë, 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës.
Janë 12,606 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ministria bën të ditur se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit ka shtatë humbje jete me SARS-COV-2 pozitiv: një qytetar nga Himara 65 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79 e 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.
Ndërkohë janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.