Shqipëri/ AKU: Produktet dhe nënproduktet e mishit, të kontrolluara dhe të sigurta për konsumatorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), me anë të një deklarate për mediat, thekson se “që prej shfaqjes së rasteve të gripit të shpendëve në vende të ndryshme të Europës, prej disa javësh, AKU ka qenë në gatshmëri dhe kontrolle të vazhdueshme të produkteve në tregjet shqiptare”.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë të gjitha masat, si në terren ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, në bazë të Planit të Kontigjenceës, të miratuar nga Ministri, për monitorim dhe kontroll të situatës në përmbushje të sigurisë ushqimore dhe garantimin e shëndetit të konsumatorit”, lexohet më tej në deklaratë.

AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda stadardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren.

Share This Article