Shqipëri, bie numri i të huajve për shkak të mbylljes së kufijve nga pandemia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i turistëve që vizitojnë Parkun Arkeologjik te Apolonisë ka ardhur ne rritje gjatë ditëve me mot te paqendrueshëm. Qyteti antik u vizitua nga me pak se 100 turistë ne 24 orë.

Ata janë kryesisht vendas, ndërsa vetëm një numër i vogel turistësh te huaj vijnë nga vendet e lindjes si Polonia, Rusia, Çekia apo Bullgaria.

Sipas përgjegjësit te muzeut te parkut arkeologjik, numri i turistëve ka pësuar një rënie te ndjeshme për shkak te mbylljes se kufijve nga pandemia.

Nga 1 janari i këtij viti edhe çmimi i biletës se hyrjes ka pësuar rënie, nga 600 është bërë 400 lekë, te cilave hyrja është falas. Por numri i turistëve ka rënë ne mënyrë drastike. Shkak për këtë është bërë mbyllja e kufijve./TCH/

Share This Article