Shqipëri – Itali bashkëpunim në fushën e bujqësisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria dhe Italia po vendosin gjithnjë e shumë në fokus forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Në kuadër të Samitit të OKB-së për Sistemet Ushqimore që zhvillohet në selinë e FAO-s në Romë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njëherazi presidente e Institutit për Studime të Avancuara Agronomike të Mesdheut (CIHEAM) u takua me Francesco Lollobrigida, ministër i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Republikës së Italisë.

Gjatë këtij takimi, ministrja Krifca bëri një prezantim të situatës në sektorin e bujqësisë, si dhe reformave e politikave të ndërmarra nga qeveria për përballimin e krizave të njëpasnjëshme, për mbështetjen e fermerëve dhe sektorit rural ndërsa, vend të rëndësishëm zuri zgjerimi i eksportit të vajit të ullirit, lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perime “Made in Albania”.

Ministri italian Francesco Lollobrigida shprehu mbështetje për forcimin e bashkëpunimit teksa vuri në dukje se Italia ka nevojë për tregje ku të blejë ullirin dhe vajin e përpunuar, dhe prodhimi shqiptar i plotëson kërkesat e kompanive italiane.

Krifca theksoi se bujqësia shqiptare ka hyrë në rrugën e diversifikimit dhe agroturizmi, agropërpunimi dhe produktet bujqësore tipike me potencial të lartë zhvillimi dhe konkurrueshmërie, janë disa prej sektorëve prioritarë, ku është fokusuar më së shumti vëmendja dhe politikat e qeverisë shqiptare.

“Fokus i bashkëpunimit mes dy vendeve tona është të projektojmë bujqësinë shqiptare të ecë përpara, duke ofruar më shumë mundësi, investime, infrastrukturë, informacion e dije, por edhe më shumë kontakte bashkëpunimi midis prodhuesve dhe tregtuesve, për të rritur aksesin e produkteve shqiptare në tregjet brenda vendit, por edhe ato ndërkombëtare”, tha Krifca.

Share This Article