Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 127 raste të reja pozitive.
Me këtë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 384, kurse i të prekurve në 13.518.
Në 24 orët e fundit, janë shëruar 103 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 7.732.