Shqipëri/ Kërcënohen arbitrat, anulohet ndeshja e futbollit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshja e Superiores Kastrioti-Bylis e parashikuar të luhej të dielën në Kamëz nuk u zhvillua. Federata Shqiptare e Futbollit e njoftoi anulimin rreth 1 orë para nisjes së takimit.

Shkak i këtij vendimi të paprecedentë është bërë kërcënimi i arbitrave të takimit shkruhet në deklaratë dhe asnjë tjetër trupe gjykuese nuk e ka marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti.

Deklarata për shtyp

Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme.

Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.

Kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente thuhet në deklaratën e FSHF-së. Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e shtunë dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare.

Share This Article