Shqipëri/ Kriza energjetike, Balluku: Ndërpresim energjinë në akset automobilistike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi në Facebook planin e masave për menaxhimin e krizës energjetike në vend.

“Do të ketë ndërprerje të ndriçimit në akset automobilistike kombëtare. Për shembull, Tiranë-Durrës, Qafë e Kasharit-Rinas, Korçë-Ersekë etj. Do të ketë ndërprerje edhe në bypass-in e Fierit apo në degëzimet Shkodër-Hani i Hotit”, tha Balluku.

 “Një masë tjetër, është kërkesa për të gjitha institucionet që të kufizojnë energjinë që përdoret për ndriçimin. Bashkive, nga ora 12:00 e natës, do t’i kërkohet të fikin ndriçimin për ndërtesat që nuk kanë rëndësi”, shtoi ministrja.

Share This Article