Shqipëri/ Kujdes më 18 dhe 19 Korrik, temperatura arrin deri në 43 gradë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditët më të nxehta të muajit korrik me temperatura që pritet të shkojnë deri në 43 gradë Celsius do të jenë e enjtja dhe e premtja e kësaj jave.

Ditët e njëpasnjëshme me temperatura mbi 40 kanë bërë që kjo valë e të nxehtit që ka mbërthyer Shqipërisë prej më shumë se një jave të përjetohet akoma më shumë.

“Ndonjë zonë mund ta tejkalojë 43. Shkodra, Kopliku, Berati, Elbasani, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, janë zona ku do të shënohen temperaturat më të larta”, thotë meteorologia Lajda Porja.

Në këto 5 vitet e fundit, Korriku i 2023-it ka regjistruar temperaturën më të lartë në Shqipëri prej 43.6 gradësh në Elbasan, që me gjasë nuk pritet të kalohet nga vala e këtij Korriku.

Ndryshe nga pjesa tjetër e territorit, në datat 18 dhe 19, zonat malore do të përfshihen nga rrebeshet e shiut.

Javën e ardhshme temperaturat maksimale zbresin në 40 gradë.

Share This Article