Shqipëri: Largimi i mjekëve, qeveria paketë masash për stimulimin e studentëve të mos ikin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria ka bërë gati një paketë masash për stimulimin e mjekëve të rinj që të qëndrojnë në Shqipëri.

Rektori i universitetit të mjekësisë Arben Gjata, një nga pjesëtarët e grupit të punës, thotë se asnjë mjek nuk do të mbahet kundër vullnetit, por dhe shteti nuk do të shpenzojë më për ata që duan të largohen.

“Simulimin  mjekëve në Shqipëri, duke kërkuar nga ata për shkak të shpenzimeve që bëjnë qytetarët shqiptarë të qëndrojnë minimum 3 vjet të punojnë në Shqipëri, nëse s’do bien dakord atëherë do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e plota të shkollimit,” – u shpreh Gjata.

Edhe ofrimi i shërbimit në sektorin publik përkundrejt atij privat në Shqipëri do të shoqërohet me benefite për mjekët e rinj.

“Do përfshihet dhënia e kredive të buta për mjekët e rinj që ata që kenë mundësi të marrin banesa me interesa të favorshme nga banka të nivelit të dytë dhe nëse largohen nga sektori publik atëherë do paguajnë me vlerën e tregut, nëse kështu është 2% do shtohet dhe 10%,” – deklaroi Gjata.

Fakulteti i mjekësisë po përmbyll procesin e specializimeve për mjekët e rinj. 325 kuota janë vënë në dispozicion të 370 kandidatëve. Për rektorin e universitetit të mjekësisë Arben Gjata rritja e pagave për specializantët do të ndikojë në plotësimin e të gjitha kuotave dhe në degët më pak të preferuara, raporton euronews.

Share This Article