Shqipëri, ndalohen festat e tubimet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një deklaratë për mediat tha sot se do të vijojnë pa afat masat e marra kufizuese më parë për ndalimin e përhapjes së COVID-19.

Do të vazhdojë:

Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura

Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet

Të ndalohen konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”

Do të vijojë:

Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, përjashtim emergjencat dhe rastet e punës.

Kufizimi i bareve, restoranteve përvec shërbimeve delivery

Administrata me punën në shtëpi.

Mësimi online në universitete.

Mësimi i alternuar në shkolla.

E pyetur nëse do të ketë mbyllje në fundjavë z.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se një masë e tillë nuk është diskutuar në këtë vendim dhe se do të merret parasysh nëse do të ketë përkeqësim të situatës.

 Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo. Mbeten ato që thamë. Nëse do të ketë rëndime të tjera të situatës epidemiologjike në vijim masat mund të jenë kjo, mund të jenë dhe të tjera. Por kjo masë nuk u diskutua dhe për situatën që jemi nuk është as e justifikuar”, tha Rakacolli.

Share This Article