ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 3 hours ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 3 hours ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëri, në vitin 2021, 3296 vdekje më shumë se lindje

albnews by albnews
12 February, 2022
in Albania
0
Shqipëri, në vitin 2021, 3296 vdekje më shumë se lindje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit, popullsia e Shqipërisë pësoi shtesë natyrore në vitin 2021 sipas të dhënave të fundit të INSTAT për shkak se vdekjet ishin më të larta se lindjet.

Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë.

RelatedPosts

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2021 tregon se janë 898 vdekje më shumë se sa lindje. Ndërsa në të gjithë vitin 2021 shtesa natyrore ishte 3.296 vdekje më shumë se sa lindje. Shqipëria është karakterizuar nga shtesë natyrore pozitive ndër vite. Shtesa natyrore negative për vitin 2021 është ndikuar edhe nga situata e pandemisë Covid-19, raportoi INSTAT.

Shtesa natyrore në rënie

Në tremujorin e katërt 2021, pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Në tremujorin e katërt 2021, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 460 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 349 vdekje më shumë se sa lindje.

Gjatë vitit 2021, katër qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Gjatë vitit 2021, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 1.642 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Vlora, me 1.222 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet, renie pavarëisht bonusit

Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Në tremujorin e katërt 2021, katër qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2020, ndërsa tetë qarqet e tjera shënojnë ulje në krahasim me të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e katërt 2021, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.514 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 113 lindje. Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të katërt 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Beratit me 13,7 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Dibrës me 15,7 %.

Gjatë vitit 2021, pesë qarqe të vendit shënuan rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2020, ndërsa shtatë qarqet e tjera pësuan rënie.

Gjatë vitit 2021, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 9.473 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 451 lindje. Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin 2020 e zë qarku i Kukësit me 3,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Elbasanit me 11,3 %.

Vdekjet në rekorde nga pandemia

Në tremujorin e katërt 2021, njëmbëdhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2020, ndërsa vetëm një qark shënon rritje në krahasim me të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e katërt 2021, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 166 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 2.054 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të katërt 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e zë qarku i Lezhës me rënie prej 24,6 %, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Vlorës me 3,0 %.

Gjatë vitit 2021, vetëm një qark i vendit shënoi ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2020, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjerë shënuan rritje në krahasim me të njëjtën periudhë.

Gjatë vitit 2021, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 612 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 7.831 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin 2020 e zë qarku i Kukësit me rënie prej 2,4 %, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Vlorës me 33,2 %./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result