Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaron se nesër nis mësimi, ashtu siç është vendosur gjatë muajit dhjetor.
Kjo do të ndodh pavarësisht se IGJEUM ka paralajmëruar shtimin e reshjeve të shiut, çka mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen në zonat që tashmë janë të përmbytura.
Nga ana e ministres nuk është deklaruar asnjë masë se si do të veprohet në këto zona që ndodhen nën pushtetin e ujit.
Nëse do të ketë masa të shtuara apo të veçanta për zhvillimin e mësimit.
Ministrja në rrjetet sociale, me rastin e nisjes së shkollën për për sistemin parauniversitar, ka treguar kujdes për rregullat anti-covid që do duhet të respektohen në vijim.
Shmangia e grumbullimeve nuk dihet sa mund të zbatohet. Reshjet e shiut mund të bëjnë që fëmijët të qëndrojnë për shumë orë të mbyyllur dhe afër njëri-njëri tjetrit.