Shqiperi/ Rama e quan opozitën “bedele”, Edmond Tupja shpjegon kuptimin e fjalës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Profesori Edmond Tupja sqaroi për Euronews Albania fjalën bedel që është përdorur së fundmi nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës.

Sipas Tupes, dikur bedel ishin ata që paguheshin nga familjet e pasura për të bërë shërbimet ushtarake që zgjasnin deri në 10 vite.

Ai tha se Rama ka përdorur këtë fjalë ndaj opozitës me kuptimin që dikush që shitet lirë.

“Bedel nuk ka asgjë të pahijshme, dikur në kohën e Turqisë, rastësisht e kam mësuar, ishte një shërbim ushtarak shumë i gjatë deri në 10 vite. Familjet që kishin pasuri, gjenin një njeri që e quanin bedel që të shkonte në vend të djalit të tyre në shërbimet ushtarake.

Bedeli zgjidhje një njeri qe ishte i gjatë dhe të kishte pamje. Në gojën e kryeministrit është dikush që shitet lirë. Një intelektual nuk dihet të përdore fjalë që nuk i di kuptimin”, tha Tupja.

Share This Article