ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 6 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 6 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 6 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëri/ “Rikthehen reshjet në fundjavë”, si do të jenë kushtet atmosferike gjatë 5 ditëve të ardhshme

albnews by albnews
5 November, 2025
in Albania
0
Shqipëri/ “Rikthehen reshjet në fundjavë”, si do të jenë kushtet atmosferike gjatë 5 ditëve të ardhshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mëngjesi i së mërkurës ishte i freskët, pavarësisht se dielli ka mbizotëruar në pjesën më të madhe të territorit. Meteorologia Tanja Porja thotë se temperaturat maksimale sot nuk pritet të tejkalojnë 22°C, ndërsa kushtet e kthjellëta do të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Sipas saj, dita e enjte sjell një ngrohje të lehtë të mëngjesit, rreth 2°C më shumë se e mërkura. Në zonat malore veriore temperaturat do të ngjiten në 3°C, ndërsa në kryeqytet dhe përgjatë bregdetit priten 11–14°C. “E enjtja sjell një rritje të lehtë, për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja dhe lindja e kontinentit”, shpjegoi meteorologia në emisionin Dita jonë në A2 CNN.

RelatedPosts

BE propozon një “periudhë prove” për anëtarët e rinj nga Ballkani, Marta Kos: Nuk dua të shihem si komisionerja që solli kalin e Trojës

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Ndërsa e premtja pasdite pritet të sjellë më shumë vranësira dhe mundësi të pakta reshjesh vetëm në zonat kufitare verilindore. Nga e shtuna, moti ndryshon dukshëm. “Do të ketë reshje të pakta dhe afatshkurtra, ndërsa e diela do të ketë rrebeshe më të shpeshta në pothuajse të gjithë vendin, të cilat vazhdojnë edhe të hënen”, tha Porja.

Temperatura rritet ndjeshëm të dielën  deri në 24°C, por nga e hëna, vlerat maksimale bien me të paktën 3–4 gradë, për shkak të kthimit të qarkullimit ajror nga veriu dhe veriperëndimi, theksoi Porja. Reshjet do të vijojnë edhe të hënën, ndërsa në zonat malore mbetet i hapur edhe skenari për rikthimin e reshjeve të dëborës. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result