Shqipëri, rreth 80 për qind e të prekurve me COVID-19 janë shëruar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste, ndërsa edhe 13 pacientë janë shëruar

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Shqipëri vazhdon të rritet, pasi në 24 orët e fundit janë shëruar 13 persona, ndërsa vazhdojnë të regjistrohen edhe raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80 për qind janë të shëruar. Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë”, thuhet në njoftimin e ministrisë. 

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 13.825 testime dhe janë shëruar 771 pacientë, ndërkohë gjithsej 31 persona kanë humbur jetën nga COVID-19. 

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, si ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në disa qytete. 

Prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset. Në vend kanë rifilluar aktivitetet fetare në xhamitë e vendit, janë hequr kufizimet e lëvizjes në disa qytete, janë hapur baret dhe restorantet vetëm në ambiente të hapura dhe janë hapur muzetë, bibliotekat dhe arkivat, si dhe lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura

Share This Article