Shqipëri, rritje alarmante e rasteve të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Shqipëri është regjistruar shifra më e lartë e rasteve të reja me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2832 raste të reja me koronavirus nga testimi i 8746 mostrave.

Ndërkohë kanë vdekur gjashtë persona si pasojë e COVID-19.

Shifra është gati trefishtë më e lartë se ajo e një dite më parë. Të hënën u regjistruan 1017 raste të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1732 qytetarë në Shqipëri.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 236.486 raste me koronavirus, prej tyre 3277 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 211.187 qytetarë, ndërsa janë 22.022 raste aktive.

Share This Article