Shqipëri, s’ka më vende në 2 spitalet ku trajtohen të infektuarit me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 ka çuar edhe në shtimin e shtrimeve në spital.

Në të dy spitalet Covid numri i shtretërve të lirë po shkon drejt ezaurimit.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” që shërben edhe si spitali Covid 2, krahas rasteve të konfirmuar pozitiv me Covid po trajtohen edhe personat që kanë simptoma të ngjashme dhe dyshohet se janë prekur nga koronavirusi, raporton Klan.

Për të përballuar fluksin në rritje është bërë gati dhe pritet të hapet spitali Covid 4 dhe 5, ndërkohë që ekspertët rekomandojnë që edhe spitalet rajonale të përgatiten për t’u çelur në vjeshtë-dimër.

Përgjatë javëve të fundit është vënë re shtim i rasteve tek moshat e reja, një pjesë e të cilëve kanë nevoje dhe për hospitalizim.

Që prej nisjes së qarkullimit të virusit në vendin tonë janë shënuar mbi 200 vdekje.

Share This Article