Viti i ri shkollor 2025-2026 nis sot për rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, ndërsa 31 mijë mësues do të rikthehen në punë në institucionet arsimore publike.
Ministria e Arsimit, në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se janë siguruar tekste falas për 236 mijë nxënës, ndërsa janë ndërtuar dhe rehabilituar 30 shkolla të reja.
“Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
Postimi i plotë:
Nis sot viti i ri shkollor për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues. Një ditë më parë Minsitrja e Arsimit Ogerta Manastirliu bëri të ditur se tekstet falas do të jenë për 236 mijë nxënës. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja theksoi se këtë vit janë 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara, 340 laboratorë smart dhe kurrikulë e re në klasat e IV, si edhe do të rritet numri i oficerëve të sigurisë dhe punonjësve socialë në shkollë me qëllim mbrojtjen e fëmijëve.
“Fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive. Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës. Suksese!”, tha ajo.
Sipas saj transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponueshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.
Ministria e Arsimit ka njoftuar se këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara, me 2,260 mësues ndihmës, 150 më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Gjithashtu, transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues, ndërsa 3,500 bursa janë vënë në dispozicion për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.
Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit doli me një udhëzim të veçantë duke përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në institucionet arsimore parauniversitare.
Në mesazhin drejtuar nxënësve, mësuesve, prindërve, një javë nga nisja e viti të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe e përqendruar tek mësimi.
Kujtojmë që ky vit i ri shkollor nis me rënie të theksuar të numrit të nxënëseve në qarqet kryesore të vendit, Korçë, Gjirokastër dhe Shkodër, ku shumë shkolla rrezikojnë të mbyllen.
Pavarësisht rënies së numrit të nxënësve në shkolla, Zëvendës-ministrja e Arsimit, Orjana Osmani ka garantuar mësuesit se nuk do të ketë shkarkime,