Shqipëri/ Universitetet e mbyllura por lejohen kurset e Profesor Mamaqit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej kohësh studentët shqiptarë kërkojnë rikthimin në auditor për shkak se mësimi online sipas tyre nuk funksionon ashtu siç duhet dhe shumë studentë kanë pamundësi pajisjesh elektronike apo internet në shtëpi.

Por Komiteti Teknik i ekspertëve refuzon kategorikisht këtë kërkesë duke u shprehur se auditorët janë burime të mëdha infeksioni dhe se lëvizja e studentëve nga rrethet drejt kryeqytetit dhe anasjelltas do të ndikonte rritjen e numrit të rasteve të reja.

Gjithsesi kjo vlen vetëm për studentët, ndërkohë për trajnimet e aktorit të njohur Ermal Mamaqi, i cili së fundmi ka filluar të japë leksione si të bëheni biznesmenë të suksesshëm, ky rregull nuk aplikohet, shkruan faqja “Lolita”.

Në një video të postuar së fundmi nga kjo faqe, shihen disa fëmijë të vegjël që kërcejnë së Bashku me Mamaqin në një vend të mbyllur të mbushur plot me njerëz, gjë e cila bie ndesh me rregullat anti-Covid që ndalojnë grumbullimin e më shumë se 10 njerëzve.

Share This Article