Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor sfidat që do të jenë para do të jenë edhe më të mëdha në këtë kohë pandemie.
Në 472 shkolla mësimi do të jetë me 2 turne, 1097 shkolla do jenë me 1 turn, kurse 183 shkolla me 3 nën turne.
Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Arsimore Vendore ku i kërkoi angazhim maksimal.
“Ju jeni sot doni s’doni në krye të një ndërmarrjeje, jashtëzakonisht të madhe e të vështirë humanizmi. Nuk dua të zgjatem shumë me specifikat e punës tuaj në zonat e prekura nga tërmeti ku ka një valë intensive rindërtimi, ku problematika e kësaj situate është edhe më komplekse. Ata drejtues që kanë barrën të jenë në krye të zyrave e kanë më të vështirë sfidën
Numrat vetvetiu do rriten. E dimë nga praktika ndërkombëtare dhe analiza e arsyeshme e faktorëve që nxisin rritjen e numrave. Është një hapje e madhe. Por ka rritje e rritje e mbi të gjitha ka rritje që vjen si rezultat I mungesës së vetëdijes së qytetarëve. “