Shqipëri – Zvicër, memorandum bashkëpunimi me agjencitë e turizmit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dje, në Zyrih, Shqipëria dhe Zvicra nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi (MoU) në fushën e Turizmit.

Marrëveshja per palen shqiptare u nënshkrua nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë (AKT), Znj. Zana Çela-Rama, ndersa per palen zvicerane nga Z. Federico Sommaruga, Drejtor i Tregjeve në Zhvillim dhe Projekteve Speciale në Turizmin Zviceran (ST).

I pranishem gjatë firmosjes ishte Ambasadori i RSH-së në Bernë, Ilir Gjoni dhe Z.Pascal Prinz, Drejtor i Nismave Globale në Turizmin Zviceran (ST).

Sipas MoU, Shqipëria dhe Zvicra do të forcojnë dhe zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke përfshirë:

– Asistencën në vendosjen e kontakteve me organizatat përkatëse, qasjet ndaj turizmit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit në zonat malore dhe parqet kombëtare,

– Asistencën për zhvillimin dhe poromovimin e produkteve për turistët shqiptarë dhe zviceranë në bashkëpunim me federatat lokale të agjensive të turizmit, përgjegjëse për mbështetjen e turizmit të jashtëm.

Dy vendet do të shkëmbejnë informacion mbi aktet ligjore që rregullojnë turizmin, statistikat mbi turizmin dhe përvojën e përmirësimit të cilësisë së shërbimeve turistike. Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj marrëveshje është dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimorë të angazhuara në trajnimin e personelit profesional në fushën e turizmit.

Gjithashtu, Shqipëria dhe Zvicra do të ndihmojnë njëra tjetrën në organizimin e ekspozitave dhe forumeve të turizmit, si dhe të vizitave informative për përfaqësuesit e turizmit dhe mediave të të dy vendeve, me qëllim njohjen me infrastrukturën dhe produktet turistike.

Gjatë vizitës, z.Sommarga shoqëroi delegacionin shqiptar në ambientet e Organizatës Kombëtare dhe Marketingut të Turizmit Zviceran.

Share This Article