Shqipëria gjatë vitit 2023 u përzgjodh si një destiancion i veçantë turistik për shumë të huaj. Numri i tursitëve për pasojë u rrit ndjeshëm, e bashkë me to padyshim edhe të ardhurat në ekonominë shqiptare.
Eksperti i ekonomisë Prof.Dr. Adrian Civici spjegon ndikimin e këtij sektori buxhetin e shtetit.
“Behët fjalë për rreth 4 miliardë euro që janë hyrë në Shqipër nga sezoni turistik. Këto të ardhura që vijnë nga turizimi shpërndahen në sektorë të tjerë të ekonomisë apo shërbimve apo në grupe të ndryshme të sociale apo profesionale. Buxheti i shtetit ka përfitimit e tij. Akoma lë për të dëshiruar çështja e informalitetit, por duke u shtuar shumë konsumi, vëllimi i blerjeve dhe qarkullimi, natyrisht një pejsë TVSH-së ose dhe akcizës , shkojnë si të ardhura për buxhetin e shtetit.” thotë eksperti i ekonomisë Prof.Dr. Adrian Civici.
Të ardhurat nga turizimi në 2019 ishin 1.8 miliardë euro, dhe këtë vit pritet të kalojnë 4 miliardë, duke rritur edhe kontributin në ekoniminë kombëtare, prodhimin e brendshëm bruto.
Sipas Prof.Dr. Adrian Civici “Turizimi do kalojë nga ai ndikimi 6-8 apo 10 % përqind në PBB në dicka midis 12 deri në 15 %, që gjithsesi është një shifër e konsiderueshme“.
Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi vërtet ka një rritje të numrit të turistëve, por nga ana tjetër janë ulur ditët e qëndrimit dhe shpenzimet e tyre.
“Duhet të synohet drejt një turizmi gjithëvjetor, që harmonizon turizimin detar, malor, historik. Në këtë këndvështim duhet lexuar si një kontribut pozitiv në ekonominë kombëtare dhe sfida jonë është që të jetë i qëndrueshëm“ tha zoti Zef Preçi.
Vetëm në korrik, Shqipërinë e vizituan 1. 7 milionë turistë, ndërsa 2023-shi pritet të mbyllet me 9 milionë vizitorë.
Autoritetet thonë se synimi është që vendin ta vizitojnë 10 milionë turistë në vit.