Shqipëria, bashkëpunim me Poloninë në fushën e mbrojtjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria shqiptare publikoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme, një prej të cilave edhe miratimi në parim i marrëveshjes me Poloninë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Në vendim thuhet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr. 43/2016, ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Polonisë, për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shqipëria dhe Polonia kanë një miqësi të hershme dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë ardhur duke u fuqizuar. Bashkëpunimi është shtrirë veçanërisht në fushat e ekonomisë, mbrojtjes e sigurisë, turizmit, arsimit, bashkëpunimit policor, infrastrukturës, transportit, teknologjisë së informacionit, bujqësisë etj. 

Share This Article