Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mbajti dje pasdite protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë.
Pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme, Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe qindra qytetarë kërkuan largimin e Edi Ramës.
Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, qytetarët u drejtuan për tek kryeministria. Më herët Lapaj është përplasur disa herë me forcat e Policisë dhe ka pasur përplasje edhe me qytetarët.

