Shqipëria bie për katër vende në ideksin botëror të sundimit të ligjit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka rënë me katër vende në Indeksin Botëror të Sundimit të Ligjit, nismë e organizatës “World Justice Project”, që organizohet prej vitit 2008.

Organizata e renditi Shqipërinë në vendin e 87, nga 140 vende në total.

Në analizë merren tetë faktorë, që nga kufizimi i pushtetit të qeverisë, deri te drejtësia penale e civile.

Për drejtësinë penale, indeksi vëren se faktorët kryesorë pengues janë korrupsioni dhe ndikimi i politikës, shkruan Euronews.al

Në kriterin e korrupsionit, vendi renditet i 107 në rang global me rënie në krahasim me vitin e kaluar.

Treguesi nëse zyrtarët e qeverisë dhe ata të drejtësisë përdorin zyrën dhe pushtetin për përfitime personale është më i ulët, ku Shqipëria renditet e 126-ta nga 140 vendet.

Renditje të ulët ka edhe në treguesin nëse deputetët e përdorin postin publik për përfitime private, duke u renditur e 108-ta.

Renditjen më pozitive Shqipëria e ka në kriterin e zbatimit të të drejtave themelore të njeriut dhe rendin e sigurinë.

Share This Article