Shqipëria destinacion i përkryer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Energjia e Tiranës më motivon të eksploroj çdo gjë që ky qytet ka për të ofruar. Tirana është një qytet shumë i gjallë dhe modern, në mes të Shqipërisë, është shumë energjik dhe një qytet në zhvillim”, shprehet një prej blogerëve të huaj për partner-britishairways.culturetrip.com.

Me titullin “Nga natyra te aventurat e qytetit – Si Tirana ofron më të mirën e të dyjave”, Elisa Morton e faqes së specializuar për udhëtimet partner-britishairways.culturetrip.com, i ka kushtuar një shkrim potencialeve turistike të vendit tonë.

Ndërsa Shqipërinë e konsiderojnë destinacion të përkryer, blogerët e udhëtimeve, të cilët organizojnë edhe udhëtime turistike e cilësojnë Tiranën, një parajsë duke filluar nga aventurat në natyrë dhe deri te atraksionet që ofron kryeqyteti.

”Tirana është një qytet shumë i gjallë, modern në mes të Shqipërisë, është shumë energjik dhe një qytet në zhvillim”, thotë Ardi.

Share This Article